Grumbullimi i Çekisë nis me probleme, dy lojtarë nuk paraqiten për shkak dëmtimesh!

0
Gjigandi

Kombëtarja e Çekisë, ashtu si ajo shqiptare, ka nisur nga dita e sotme grumbullimin për ndeshjen kualifikuese të EURO 2024 që të dy ekipet luajnë në “Air Albania” këtë të enjte. Një grumbullim që ka nisur me mungesa për trajnerin Jaroslav Shilhavi.

Sot u bë e ditur se ka ndryshime në radhët e kësaj përfaqësueseje, pasi dy lojtarë kanë munguar për shkak dëmtimesh të ditëve të fundit dhe nuk do të ishin të gatshëm pas për sfidën ndaj Shqipërisë dhe as për atë kundër Ishujve Faroe.

Portieri Jindrih Stanek dhe mesfushori Aleks Kral u larguan për shkak të dëmtimeve, teksa u zëvendësuan përkatësisht nga Matej Kovar i Bajer Leverkusenit, në ftesën e tij të dytë nga kombëtarja, si dhe mbrojtësi me eksperiencë Lukash Masopust, i cili ka luajtur 32 ndeshje me këtë përfaqësuese duke shënuar 2 gola.

Ekipi çek do të stërvitet në Pragë, për të udhëtuar vetëm të mërkurën drejt vendit tonë, ku do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore para sfidës së të enjtes.

a.c./dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu