Grida Duma nga Kuvendi: Kompensoni punëtoret, jo kompanitë që e kanë tregun e sigurt

0
Gjigandi

Deputetja, Grida Duma tha sot në Kuvend se qeveria nuk ka dhënë asnjë kompensim për pagën për punëtorët.

Duma tha se nevojitet një komision i posaçëm për të diskutuar minimumin jetik dhe mos të ketë shqetësime vetëm për kompanitë e ndërtimit. Pasi sipas saj,  qeveria po kompenson kompanitë e mëdha që e kanë tregun të sigurt, ndërsa nuk ka asnjë kompensim për punëtorët.

“Ju jeni të majtë? Ju që keni dhënë me koncesion Shqipërinë. Si ka mundësi këta që duhet të kenë pronar votuesin, ndërkohë pronar i vetëm ishte kryeaksioneri i peshqve të mëdhenj. Është bërë një seancë plenare, 140 deputetë janë mbledhur që ca kompani të mëdha që gjoja bëjnë sofizma të njohjes ekonomike.

Ju jeni mbledhur që më të pasurit, ju japin urdhra dhe ju që të vini në komisione, ndërkohë që shqetësoheni që aksionerët e mëdhenj po i marrin apo jo rimbursimet. Asnjë kompensim për pagën, por ata punëtorët, po ju që nuk vini kurrë te këto komisione për të diskutuar për minimumin jetik. Votojini sot për ato dhjetë që ju kanë sjellë këtu në rresht. Dhe vazhdoni mos të votoni për ata miliona. I keni njerëzit rrugës”, tha Duma.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu