Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë burg pa afat për çiftin që dështoi në tentativën për të grabitur argjendarinë në Shkodër.
Shtetasit nga Vlora Anisa Hoxhaj dhe Arben Hoxhaj ranë në prangat e policisë dy ditë më parë. Ata tentuan të grabisin një argjendari në lagjen e njohur si “Dollari” në Shkodër.
Çifti Hoxhaj u kanë hedhur lëndë djegëse në fytyrë pronarëve të argjendarisë në momentin që kanë hasur kundërshtinë e tyre.
/BurimiPriza.al/