Goditja e SPAK/ Vëllai i stilistes së njohur Enada At Nikolla në gjyq për korrupsion në Hipoteka

0
Gjigandi

SPAK njoftoi sot se ka dërguar në gjykatë 17 punonjës të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës për korrupsion.

Pas verifikimit të celularëve, prokurorët thonë se kanë arritur të provojnë se punonjësit e Kadastrës merrnin ryshfet për kryerjen e detyrës, nëpërmjet sekserëve që bënin lidhjen me qytetarët që kishin nevojë të merrnin çertifikatat e pronësisë.

Në krye të listës së të hetuarve, sipas njoftimit të SPAK është Panol At Nikolla, me detyrë Zëvendës/drejtor i Drejtorisë Vendore të ASHK-së Tirana Rurale 2.

Mësohet se ai është vëllai i Enada At Nikollës, një nga stilistet më në trend në Tiranë prej vitesh. Stilistja është e famshme për atelienë e saj, ku vishen një pjesë e mirë e personazheve të njohur të kryeqytetit.

/Priza.al/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu