Goditja e helikës i mori jetën vajzës 7-vjeçe, dëshmitarët: Skafi nuk kishte defekt, plazhi pa korridor për mjetet

0
Gjigandi

Detaje të tjera kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Himarë, ku skafi përplasi për vdekje një vajë të mitur, me drejtues ish-shefin e komisariatit Arjan Tase.

Burime për median bëjnë me dije se viktima është një vajzë 7 vjeçe me inicialet J.A., familja e së cilës kishte ardhur nga Anglia ku edhe jetojnë prej vitesh për të pushuar në Jug të vendit. Ndërkohë, drejtuesi i gomones Arjan Tase udhëtonte se bashku me dy persona të tjerë, të cilëve do t’u merret dëshmia nga policia. Mjeti lundrues është gomone me dy motorë 2 x 300 hp dhe rreth 7 metra e gjatë, ndërsa mban emrin “Nëna 154”. Nuk ka pasur rezistencë nga ana e drejtuesit të gomones, teksa policia e rendit e ka kapur në flagrancë duke e shoqëruar menjëherë për në komisariat.

Tase në dëshminë e tij dhënë në Komisariatin e Himarës, ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur për shkak të një defekti në mjetin ujor. Por një version ndryshe nga ai kanë dhënë pushuesit që kanë parë nga afër momentin tragjik kur fëmija u godit nga mjeti lundrues dhe ndërroi jetë. Dëshmitarët në vendngjarje thonë se gomonia është afruar në breg dhe ka bërë një manovër kthimi indietro dhe në këtë moment helika ka goditur fëmijën, ndërsa drejtuesi nuk ka qenë aspak i vëmendshëm për të shmangur atë. Ata pretendojnë se nuk kanë parë një defekt në skaf. Këtë herë ndryshe nga incidenti në plazhin e Jalit, ku drejtuesi përfundoi në det dhe gomonia pësoi defekt duke lëvizur pa kontrollin e tij, në rastin e sotëm drejtuesi ka qenë ende në mjet dhe ka pasur edhe dy miqtë e tij. Fakt tjetër është se plazhi i Potamit nuk ka një korridor për hyrjen apo daljen e mjeteve ujore. Sipas ligjit në fuqi për lëvizjen e mjeteve lundrues, Arjan Tase duhet t’i qëndronte larg bregut dhe nuk duhet t’i afrohej sepse nuk vend të miratuar për gomone apo skafe.

Ndërkohë, mbetet të shihen rezultatet e hetimit për të kuptuar nëse mjeti lundrues ka pasur vërtet një defekt siç pretendon Arjan Tase apo ka lëvizur me shpejtësi në një breg ku nuk lejohej qarkullimi./bw

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu