Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë për hartën e re gjyqësore aq shumë e kontestuar. Harta e re gjyqësore u miratua më 21 korrik të vitit të shkuar, ku veç shkrirjes së disa gjykatave në rrethe, parashikon edhe shkrirjen e 5 prej gjykatave të Apelit në vend duke lënë vetëm një të tillë në Tiranë.
Po ashtu, ajo parashikon shkrirjen e 4 Gjykatave Administrative, duke krijuar vetëm 2 të tilla, një në Tiranë për veriun e vendit dhe një në Lushnje për jugun.
p.c. / ABC24.AL