Gjykata e Apelit refuzon ekstradimin në Hagë, lirohet ish-luftëtari i UÇK, publicisti Dritan Goxhaj

0
Gjigandi

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur lirimin e ish-luftëtarit të UÇK, Dritan Goxhaj, duke refuzuar ekstradimin e tij në Hagë.

Goxhaj u arrestua më 31 korrik me urdhër të Gjykatës së Posaçme për Krimet e Luftës.

Gjyqtari Gent Shala i Apelit ka vendosur refuzimin e ekstradimit dhe ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm.

Avokati Ardjan Visha apeloi vendimin e Gjykatës së shkallës së parë, e cila pranoi ekstradimin.

Në seancën e sotme ishte i pranishëm edhe vetë Goxhaj.

RonaTyra

Ish-anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës akuzohet për “frikësim dhe pengim të personave zyrtarë” duke zbuluar në media sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës në Hagë “identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur”.

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu