GJKKO shfuqizon vendimin e SPAK, pranon ankimimin e Fredi Belerit për dëshmitarin

0
Gjigandi

GJKKO ka pranuar ankiminim e Fredi Belerit për dëshmitarin Arsen Rama, të cilin e ka paditur për deklaratë të rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore.

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar vendimin e mëparshëm të SPAK, i cili vendosi mosfillimin e procedimit penal, të kallëzimit të bërë nga Beleri.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e kallëzimit penal të shtetasit Dhionisios Alfred Beleri, të bërë ndaj shtetasit A.R për kryerjen e veprës penale “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” parashikuar nga neni 305/b të Kodit Penal, ka regjistruar kallëzimin penale Nr. 211 të vitit 2023.

Pas vlerësimit të kallëzimit penal të sipërcituar, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 11.10.2023 vendosi: “Mosfillimin e procedimit penal, për kallëzimin penal Nr. 211 datë 09.10.2023 të depozituar nga shtetasi Dhionisios Alfred Beleri. Ky vendim i njoftohet kallëzuesit, i cili ka të drejtën e ankimit  në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 10 (dhjetë) ditëve nga marrja dijeni.”.

Vendimi i mësipërm është ankimuar në Gjykatë nga kallëzuesi më datë 23.10.2023. Lidhur më shqyrtimin e kësaj kërkese, Gjykata vendosi ta shqyrtoi në dhomë këshillimi pa praninë e palëve dhe të sekretares gjyqësore në respektim të nenit 291 pika 3 të K.Pr.Penale. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 75/a, 112, 290 dhe 291 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenin 305/b të Kodit Penal, duke vlerësuar se Prokuroria e Posaҫme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka kompetencë lëndore për shqyrtimin e kallëzimit të bërë nga ankuesi Dhionisios Alfred Beleri, me vendimin Nr. 426, datë 28.12.2023, vendosi:

RonaTyra

1. Pranimin e ankimit të paraqitur nga shtetasi Dhionisios Alfred Beleri.

2. Shfuqizimin e vendimit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë “Për mosfillimin e procedimit penal që i përket kallëzimit Nr. 211 datë 09.10.2023”, datë 11.10.2023.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 10 (dhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.’- njofton GJKKO.

 

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu