Bushati me tone të ashpra: Rama ndihmoi Vuçiçin kur opozita kishte bojkotuar zgjedhjet

0
Gjigandi

Në pjesën e fundit në Open në Top Channel po diskutohet për zgjedhjet në Serbi.

Analisti Andi Bushati tha se qeveria e Tiranës ndihmoi Vuçiçin në zgjedhje. “Shikojmë tituj portalesh dhe në televizione ku thuhej: Fitore e madhe në Serbi, shqiptarët marrin 4 deputetë. Kjo është një propagandë e qeverisë së Tiranës në favor të Serbisë.
Qeveria e Tiranës ndihmoi Vuçiçin që në këto zgjedhje të duket sikur dhe minoritetet vendosin. 9 parti opozitare, ku mes tyre ka edhe parti anti-shqiptare i kanë bojkotuar zgjedhjet. Vuçiç kishte problemin që kishte Rama me 30 qershor dhe Rama e ndihmoi në këtë aspekt- tha Bushati.
Ndërhyri dhe gazetari Mentor Kikia ku tha se zgjedhje u pranuan nga ndërkombëtarët edhe pse u bojkotuan nga opozita. “Zgjedhjet në Serbi u bojkotuan nga opozita. Ndërkombëtarë i kanë njohur zgjedhjet. Ky është një mesazh për opozitën në vendin tonë që në 2021 nuk duhet të bojkotojë zgjedhjet”- tha Kikia.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu