Vazhdojnë festimet e kampiones së botës, Argjentinës. Titulli i pushtuar nga Albiceleste në finalen epike të Dohas ndaj Francës është një ëndërr e realizuar për “Scaloneta”, mbi të gjitha falë pritjeve vendimtare të Emiliano ‘Dibu’ Martinez.
Portieri i Aston Villa ishte një nga protagonistët e ekipit kombëtar të Scaloni. Papu Gomez e festoi atë me një tatuazh ikonik që portretizon pritjen vendimtare të portierit ndaj Kolo Muanit, e cila i mohoi Francës golin e triumfit të madh në minutën e 122-të e 43 sekonda.
Një idhull edhe mes tifozëve, aq sa njëri prej tyre, në Mar del Plata, vendlindja e portierit të Albiceleste, ka lyer makinën e tij me ngjyrat e Argjentinës dhe ka shkruar në të “DIBU”, përveç ngjyrave të flamuri argjentinas, bardhë e blu e hapur, në anën e pasme.
Ndër nderimet e ndryshme kushtuar ‘Dibu’ Martinezit bie në sy krijimi i një kukulle, por jo dosido. Funko, një kompani e prodhimit të lodrave, ka riprodhuar tiparet e portierit në një version ‘Pop’ teksa i afrohet gjestit (çmimit) të portierit më të mirë të “Katarit 2022”.
Bëhet fjalë për vënien e “Dorezës së Artë” te pjesët e tij intime, një gjest shumë i kritikuar nga opinioni publik botëror, por i festuar nga kompania e njohur, e specializuar në riprodhimet në miniaturë dhe figura aksioni të protagonistëve të botës së sportit, të serialeve, filmave vizatimorë etj.
Në fakt, riprodhimi në miniaturë i Martinez kushton 5500 dollarë, ose pak më shumë se 5000 euro. Një çmim joreal për të cilin në rrjetet sociale disa fansa janë gati të çmenden. “Po”, shkruan një përdorues në Twitter. Të tjerë kritikojnë ashpër vendimin për t’i dedikuar portierit të Albiceleste një karikaturë: “Nuk e dua këtë m*t”.