Polemikat e krijuara nga banorët e “BBV” kanë qenë të vazhdueshme, që nga nisja e transmetimit të programit. Ngjarjet e krijuara në shtëpinë më të famshme janë çdo ditë në qendër të vëmendjes.
Një nga protagonistet e shtëpisë së BBV, padiskutim që është aktorja Olta Gixhari. Ajo njihet për natyrën e saj dinamike dhe përplasjet e forta me banorët e tjerë. Së fundmi ajo është kometuar nga Efi, një tjetër banore e “BBV”
“Si femër për mua gjesti i fundit që bëri me Kejvinën, i uli shumë pikë në sytë e mi. Unë Oltën do rrij ta komentoj me njerëz kur të më vijnë afër dhe nuk dua t’i jap afrimitet që në momentin që do flas pas shpine për të në thonjëza. Unë prandaj e dua larg sepse për mua një femër nuk mund ta inkurajojë një femër tjetër të ofendojë, të shajë për arsye personale. Mua kjo gjë nuk më pëlqen” – u shpreh Efi.