Gjermania vazhdon me Flick, trajneri flet pas ‘votëbesimit’: Qëllimi madhor është Europiani që do ta presim në shtëpi

0
Gjigandi

Hansi Flick mbetet në krye të kombëtares gjermane, pavarësisht dështimit në Katar. Tashmë ka mbërritur edhe njoftimi zyrtar. Synimi tani është rikthimi i skuadrës në krye, në Kampionatin Evropian të ardhshëm që do të mbahet në Gjermani pas një viti e gjysmë.

“Të gjithë jemi të bindur se ‘Euro 2024’ në vendin tonë paraqet një mundësi të madhe për futbollin në Gjermani. Qëllimi ynë është ta bëjmë këtë turne një sukses sportiv. Kemi besim të plotë te Hansi Flick, i cili do ta përballojë këtë sfidë së bashku me stafin e tij”.

Këto janë fjalët e presidentit federal Bernd Neuendorf në një deklaratë pas samitit të pasdites së djeshme në Frankfurt. Eliminimi i kombëtares gjermane në fazën e grupeve të Kupës së Botës për të dytën herë radhazi rezultoi me pasojën e parë (dhe të vetme për momentin), dorëheqjen e Oliver Bierhoff, drejtorit të të gjitha kombëtareve gjermane.

Ish-lojtari i Milanit në marrëveshje me federatën ka vendosur të ndërpresë kontratën e vlefshme deri në vitin 2024. Flick u solidarizua me partnerin e tij të ekipit të parë: “Është e vështirë për mua të mendoj se si mund të plotësohet boshllëku teknik dhe njerëzor i lënë nga Bierhoff. Ai ishte gjithashtu bashkëbiseduesi dhe miku im i parë, me një besim të paçmuar”.

Flick konfirmoi zgjedhjen, pasi mori mbështetjen e federatës: “Unë dhe stafi im jemi optimistë për Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në vendin tonë. Si skuadër mund të arrijmë shumë më tepër se sa treguam në Katar.

RonaTyra

Ne kemi humbur një mundësi të madhe atje, do të mësojmë prej saj. Unë kam besim në rrugën e përbashkët të rënë dakord sot me Bernd Neuendorf dhe Aki Watzke. Të gjithë duam që gjermanët të mblidhen për të mbështetur kombëtaren përpara turneut të 2024-ës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu