Gjermania mbron gratë dhe vajzat, 5 eruo taksia nëse udhëton natën

0
Gjigandi

Bëhet fjalë për një lajm që është publikuar në revistën prestigjoze gjermane, ‘Bild’.

Sipas ‘Bild’, në Mynih është vendosur në dispozicion të grave dhe vajzave mundësia e blerjes së një kuponi për vetëm 5 euro.

Këtë kupon ato mund ta përdorin për t’u zhvendosur në orët e vona të darkës me taksi.

Kuponat do jenë të vlefshëm nga data 1 mars 2020.

Oraret kur mund të gjeni një kupon të tillë janë nga 10 e darkës deri në 6 të mëngjesit.

RonaTyra

Të gjitha gratë dhe vajzat e moshës nga 16 vjeç e lart mund të përfitojnë nga oferta nëse marrin një taksi brenda kufijve të qytetit.

Destinacioni pastaj mund të jetë edhe jashtë Mynihut. E gjitha kjo bëhet për të mbrojtur gratë dhe vajzat në mënyrë që ato të lëvizin lirshëm në orët e vona të natës pa ndeshur në individë të rrezikshëm që mund t’i cënojnë

Burimi: Bild

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu