Gjermani, shpërthimi i koronavirusit kërcënon izolimin e vendit

0
Gjigandi

Autoritetet gjermane në landin e North Rhine Vestfalisë kanë rikthyer kufizimet në dy distrikte pas një rritjeje të madhe të rasteve të reja të koronavirusit. Shpërthimi në një thertore në të cilën punonin të paktën 6,500 vetë në landin North Rhine Vestfali, ka bërë që shkalla e riprodhimit të koronavirusit në Gjermani të rritet ndjeshëm.

Kjo ka shtyrë Institutin Robert Koch të ngrejë edhe alarmin pandemik. Ai ka bërë të ditur tashmë se niveli i përgjithshëm i riprodhimit të koronavirusit në Gjermani është rritur nga 1.79 në 2.88 brenda pak kohe.
Kjo sugjeron se çdo 100 vetë që kontraktojnë virusin në Gjermani, mund të infektojnë edhe 288 persona të tjerë. Për të mbajtur nën kontroll pandeminë në një afat më të gjatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se niveli i riprodhimit duhet të mbahet nën 1.0. OBSH-ja ka paralajmëruar po ashtu për shpërthime të reja të sëmundjes në të gjithë botën, të cilat, sipas saj, mund të detyrojnë izolime të reja, apo masa të ashpra kontrolli.
Deri më tani, qeveria gjermane i ka qëndruar besnike politikës së saj për rihapjen e ekonomisë, duke bërë përpjekje që në të njëjtën kohë të shuajë edhe vatrat lokale të shpërthimeve. Por, thertorja Toennies në qytetin Reda Videnbryk ka çuar në masa të reja kufizuese, edhe pse për momentin lokale. Policia dhe zyrtarë të tjerë të sigurisë mbikqyrin karantinën, ndërsa autoritetet lokale kanë mbyllur edhe shkollat përreth.
Megjithë shpërthimin e fundit në thertoren në Gjermani, zyrtarët nuk kanë thënë se do të rivendosin izolime më të gjera në vend. Gjermania është konsideruar një vend i suksesshëm në frenimin e përhapjes së koronavirusit dhe në ruajtjen e një numri relativisht të ulët viktimash.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu