Gjërat mes Pete Davidson dhe Emily Ratajkowski qenkan më serioze nga sa menduam

0
Gjigandi

Gjërat me sa duket po bëhen serioze mes Pete Davidson dhe Emily Ratajkowski! Një muaj pasi ndezën thashethemet për lidhje, komediani dhe modelja thuhet se po shkojnë drejt vendimeve më të mëdha.

“Ata po ecin mirë dhe lidhja po bëhet më serioze”, tha një burim për People të hënën, duke shtuar se Pete dhe bukuroshja brune “po e shijojnë vërtet kohën së bashku”.

Sipas burimit, të dy kanë mjaft të përbashkëta në personalitet dhe stil, si dhe “dashurinë për Bregun Lindor”. Burimi shtoi se Davidson e bën modelen të qeshë dhe i bën gjërat argëtuese.

Sakaq, burimet pranë Emily e konsiderojnë romancën e tyre “argëtuese dhe pa asnjë stres”.

“Pete e merr atë në darka. Ata gjithashtu rrinë shumë bashkë në shtëpi”-tha burimi, duke shtuar se Pete “është shumë i qetë dhe i kuptueshëm ndaj faktit që Emily është nënë” e djalit 21-muajsh Sylvester.

RonaTyra

Sipas burimit, Ratajkowski ndihet shumë mirë pas divorcit të saj shumë të papritur dhe të ashpër, por u desh pak kohë për t’u rikuperuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu