Gjendet pa shenja jete një 65-vjeçar në Pogradec

0
Gjigandi

Një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete pranë vendit të quajtur te “Kovalishenca” në qytetin e Pogradecit.

Policia thotë se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale.

“Pasditen e sotme, tek vendi i quajtur “Kovalishenca”, në Pogradec, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi M. B., 65 vjeç. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale”, njofton policia.

 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

RonaTyra

 

a.c./dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu