Gjendet i pajetë 35-vjeçari i shpallur në kërkim në Lushnjë

0
Gjigandi

Një 35-vjeçar është gjetur i pajetë në një pjesë toke në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë.

Policia njofton se viktima ishte shpallur në kërkim, pas kallëzimit të bërë nga babai i tij  për largimin nga banesa, në një kohë që vuante nga problemet e shëndetit mendor.

Familjarët presin ekspertizën mjeko ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në afërsi të lagjes “18 Tetori”, Lushnjë, është gjetur i pajetë në një pjesë toke(arë), shtetasi M. L., 35 vjeç, banues në Lushnjë, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë në datën 10.12.2022, pasi babai i tij kishte bërë kallëzim për largim nga banesa të djalit të tij i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

RonaTyra

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu