Giroud, gruaja e bomberit të Milanit tregon një sfond intim: Ai ka një gjë që më bën përshtypje…

0
Gjigandi

Jennifer Giroud, gruaja e Olivier Giroud nga viti 2011, zbuloi disa nga sekretet e bashkëshortit të saj në një intervistë për “Le Figaro”. “Ai mund të bëjë si Ibra, të luajë deri në moshën 40-vjeçare, – tha ajo, përpara se të shtonte:

– Giroud është një altruist, që ia bën vetes vendin në çdo ekip. Nuk është egoist, i pëlqen të fitojë me ekipin. Karriera e tij meriton respekt, sepse fitoi gjithçka me guxim dhe mentalitet të fortë. Ka kaluar mjaft pengesa, pa u dorëzuar kurrë”.

Për Milanin, ajo vuri në dukje: “Ishte pika e kthesës për të vërtetuar se klube të rëndësishme ende mund të bazohen tek ai”. Këto janë disa nga deklaratat kryesore të gruas së Giroud: “Pas 19 vitesh bashkëjetesë, Olivier më bën përshtypje me qëndrueshmërinë e tij.

i ka mentalitetin e 20-vjeçarëve. Fiziku i tij e mbështet, sepse i kushton vëmendje çdo gjëje. Ne kemi edhe një kuzhinier në shtëpi, që gatuan gjërat e duhura për një sportist.

Për sa i përket moshës së tij, futbollistët e tjerë do të fillonin të dorëzoheshin, ai kurrë nuk është i kënaqur. Ai do të bëjë si Zlatan, do të luajë deri 40 vjeç. Futbolli është droga dhe jeta e tij, ende do të dëgjoni për të”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu