Sëmundja e frymëmarrjes apo coronavirusi tashmë ka ngjallur frikë të madhe tek të gjithë njerëzit në botë, teksa në Amerikë numri i të vdekurve ka shkuar në gjashtë.
Frikën nga kjo sëmundje vdekjeprurëse nuk e ka fshehur as reperi shqiptar që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Labinot Gashi i njohur me emrin e artit si G4shi.
Ai së fundmi në llogarinë e tij personale, Instagram, ka publikuar një bisedë të shkëputur nga rrjetet sociale me babain e tij, të cilit i tregon se një person në qytetin e New York-ut është prekur nga ky virus.
Ndërkohë që një përgjigje nuk ka munguar as nga i ati duke thënë, “Mos u brengos, coronavirusi nuk është për shqiptarët”.
“Duke biseduar me babain tim”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.
Sipas raportimeve, të paktën 723 njerëz kanë vdekur dhe ka pasur të paktën rreth 34 mijë raste të konfirmuara në 25 vende të botës që nga koha kur ka shpërthyer coronavirusi.
Në anën tjetër, G4shi aktualisht është duke shijuar suksesin e projektit “Safety” që e solli javë më parë në bashkëpunim me Chris Brown.