Adnan Xholi ka shpalosur platformën e tij për drejtimin e SPAK gjatë intervistës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Ai tha se do të kërkojë forcimin e rolit të policisë gjyqësore dhe theksoi se do të ketë shtim të ekspertëve në çdo fushë hetimi.
Xholi u ndal edhe te mekanizmat që përdor krimi i organizuar për të humbur gjurmët duke theksuar se do të shtojë trajnimet e prokurorëve për të çdo lloj situate apo mekanizmi që ata do të përballen.
“Nëse do kemi pëlqimin tuaj për të qenë në krye të SPAK, ky institucion ka për detyrë që të përmbushë disa objektiva. Do synoj të rris në mënyrë cilësore hetimet që po zhvillohen nga SPAK që duhet të bëhen në një kohë sa më të shkurtër pas interesi është shumë i shtuar për këtë kategori çështjes. Prokurorisë nuk do ndihen vetëm asnjëherë nëse do sulmohen për shkak të detyrës.
Për ato muaj që unë jam pjesë e SPAK do vijoj që të jap një sinergji të re mes prokurorëve dhe OPGJ. Do insistoj të vihet në eficencë struktura e policisë gjyqësore që do ndihmojë në efektivitetin e kësaj prokurorie. Krimet po ndryshojnë duke u bazuar në teknologjinë e informaconit.
Do ndërmarrim hapa për trajnim për të ditur si funksionojnë këto lloj pajisjesh, Do insistoj për të blerë pajisjet për interceptimin e aplikacioneve që përdoren përmes internetit. Do synoj që një trupë elitë e prokurorëve të SPAK, të përfaqësojë prokurorinë edhe pranë GJL. Të japin kontributin edhe prokurorët që kanë më shumë eksperiencë me këtë kategori. Duhet të shtohet sektori i ekspertizës pranë SPAK, krahas ekspertëve financiarë, edhe ekspertë të çdo lloj fushe.
Do jem prokurori që do kërkoj të ketë shpërndarje transparente të materialeve kallëzuese dhe të mundësohet bërja efektive e shortit elektronik. Do insistoj që të shtohet numri i skuadrave të përbashkëta hetimore me ato shtete ku ka shtetas shqiptarë që jetojnë dhe punojnë atje. Kemi edhe një pjesë që merren me aktivitete të paligjshme. Në hetime paralele duhet të krijohen këto linja për shkëmbim informacioni në kohë reale pasi efekti kohë ka të bëjë me hetimet e suksesshme. Do mbajë kontakte të vazhdueshme me ILD.
Do jemi transparent me publikun dhe median duke respektuar edhe sekretin hetimor. Do mundësoj që aktet nënligjore të dalin në mënyrë permanente dhe bashkë me partnerët ndërkomnbëtarë do kërkojmë të implementohet sistemi i menaxhimit të çështjes. Sepse edhe sot e kësaj dite çështjet mbahen në excel. Kjo ishte përmbledhja e arsyeve pse shpreha vullnetin për të marrë postin e kandidatit për kreun e SPAK”, tha ai.
j.l./ dita