Ftesë në 5/ Andi i bën komplimentin seksi, Melisa mbulon fytyrën nga turpi

0
Gjigandi

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuar Andi dhe Melisa, çifti që u njoh në programin “Përputhen” dhe prej një viti kanë nisur të bashkëjetojnë.

Andi tregoi se momenti i parë që i tha “Të dua” Melisës ishte gjatë festës së ditëlindjes së saj. Ndërkohë Melisa kishte nisur të kishte një pëlqim për Andin pas gjestit të tij në një moment delikat.

Çifti pranoi se janë prezantuar me familjen e njëri-tjetrit, madje kanë menduar edhe për fëmijë.

Të vënë në sfidë, Melisa dhe Andi iu përgjigjën disa pyetjeve që zbuluan sa mirë e njihnin njëri-tjetrin.

“Je shumë seksi” ishte komplimenti që Andi i kishte bërë së fundmi Melisës, një kompliment që e vendosi në siklet dhe mbuloi fytyrën me tabelën e lojës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu