FOTO: Tensionet në veri, Vuçiç zhvendos artilerinë 2 km larg kufirit me Kosovën

0
Gjigandi

Tensionet në veri të Kosovës ndodhen në kulmin e tyre dhe duket se Serbia po përgatiet për çdo situatë të mundshme, duke përfshirë edhe luftën.

Mediat në Beograd raportojnë se Serbia është duke dërguar artilerinë e rëndë në Rudnicë, dy kilometra para Jarinjës, duke përfshirë gjashtë topa me rreze të gjatë veprimi të Ushtrisë Serbe. Pjesë e dislokimit janë edhe një numër policësh ushtarakë të cilët janë pozicionuar në zonë.

Lajmi vjen në një kohë kur presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka urdhëruar dje shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviç, që të shkojë në Rashkë, në kufi me Kosovën, ndërsa sot u bë me dije se është urdhëruar edhe shtimi i Forcave të Armatosura.

j.l./ dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu