Projekti i Parkut Ekologjik të Durrësit është në finalen e çmimit më prestigjioz botëror të arkitekturës.
Komiteti përzgjedhës i çmimit “Mies van Der Rohe” ka vlerësuar transformimin e shkëlqyer të një gangrene urbane plehrash, në një flamur të inovacionit ekologjik dhe arkitekturor.
Ekoparku i Durrësit, nga një venddepozitimi mbetjesh tashmë është shndërruar në një oaz të gjelbër rekreativ.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga transformimi që ka ndodhur në fushën e mbetjeve në Durrës.
”MIRËMËNGJES
dhe me kënaqësinë e veçantë për projektin e Ekoparkut të Durrësit, shembëlltyra e një Rilindjeje spektakolare pas një pune kolosale transfomuese, i cili falë talentit të arkitektit spanjoll Jesus Hernandes, ka hyrë dje në finalen e Çmimit “Mies van Der Rohe”, më prestigjiozi i çmimeve të arkitekturës në botë, ju uroj një të dielë të bukur”, shkruan Rama.
j.l./ ABC24.AL