FOTO: Putin, i vetëm në meshën e Krishtlindjeve ortodokse në Kremlin

0
Gjigandi

Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë në meshën e natës për Krishtlindjet Ortodokse në Katedralen e Shpalljes, një nga kishat e shumta në zonën e Kremlinit në Moskë.

Ndërkohë që Patriarku i Moskës, Kirill kremtoi liturgjinë në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë.

Vitin e kaluar, Putin mori pjesë në shërbimin e natës ortodokse të Krishtlindjes në Kishën e Imazhit të Shpëtimtarit, e vendosur në rezidencën e tij presidenciale në Novo-Ogaryovo jashtë Moskës.

Por këtë herë, mediat opozitare nga jashtë vunë në pah festimet jashtëzakonisht “të ngujuara” të presidentit të Federatës Ruse.

Vetmia e Presidentit Putin në meshën e Krishtlindjeve ortodokse u nënvizua menjëherë nga media opozitare bjelloruse “Nexta”, e cila rilançoi në Tëitter imazhet e televizionit shtetëror rus “Rossija 1”, në të cilën Putini shihet, me një triko dhe xhaketë me jakë, i vetëm në një sallë me predikuesin.

RonaTyra

“Nexta” nënvizon vetminë e presidentit dhe daljen “nga bunkeri i tij”. “Prifti, – shkruhet në Tëitter, – është ndoshta një agjent i FSB-së (ish Kgb)”.

Presidenti rus kishte uruar bashkatdhetarët e tij, “të krishterët ortodoksë, të gjithë ata që kremtojnë festën e Lindjes së Krishtit”.

Kisha dhe organizatat kishtare, kishte shtuar ai në mesazhin e tij përshëndetës të lëshuar nga Kremlini, “i kushtojnë vëmendje primare ruajtjes së paqes dhe harmonisë ndëretnike dhe ndërfetare në vendin tonë, kujdesen për ata që kanë nevojë për ndihmë, ruajnë ushtarë që marrin pjesë në një operacion special ushtarak”.

“Një vepër kaq e madhe, e shumëanshme, thellësisht asketike meriton respektin më të sinqertë. Uroj të krishterëve ortodoksë, të gjithë atyre që kremtojnë festën e Lindjes së Krishtit, shëndet, suksese dhe të gjitha të mirat”, përfundoi kreu i shtetit, siç raportojnë agjencitë ruse.

Dhe për këtë rast, udhëheqësi rus kishte urdhëruar një armëpushim të njëanshëm 36-orësh në Ukrainë, një veprim i kritikuar nga Kievi, i cili refuzoi ftesën për të nënshkruar armëpushimin e Krishtlindjeve, i cili filloi në 12 më 6 janar dhe u shoqërua me një shkëmbim akuzash midis palëve në konflikt.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu