“Ka liderë që mund ta bëjnë”, Ish-këshilltari i Trump flet për takimin me Tony Blair për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës

0
Gjigandi

John Bolton, ish këshilltari i Donald Trump për Sigurinë Kombëtare gjatë kohës që ky i fundit ishte president i SHBA-ve, ka folur mbi shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Në një intervistë për mediat e huaja, ai deklaroi se më herët, ka pasur bisedime për një marrëveshje të tillë mes dy vendeve. Bolton tha se ish kryeministri britanik, Tony Blair e kishte takuar për t’i folur mbi këtë ide por nuk u zhvillua më tej për shkak se politikisht nuk u pranua në të dy vendet.

“Nuk e sugjerova këtë unë, po flisnin për këtë. Por u vërtetua politikisht e pamundur në Kosovë, e më pas edhe në Serbi. Tony Blair erdhi më vizitoi rreth kësaj ideje, dhe më tha se kemi liderë që mund ta bëjnë këtë”-ka thënë Bolton.

Mes të tjerash Bolton, ka treguar edhe një bisedë që kishte pasur me sekretarin e atëhershëm të Shtetit, rreth kësaj çështje.

“Sekretari i shtetit atë kohë tha se nuk mund të duam paqën më shumë se palët, nuk mund të inponojmë zgjidhje, por nëse e arrijnë, ne duhet ta përkrahim. Shumë njerëzve nuk u pëlqen ideja për shkëmbim të territoreve, por çelësi ka qenë që dy shtetet të pajtoheshin pa u imponuar nga dikush tjetër”- ka thënë ai.

Në fund, rreth kësaj çështje, ai konfirmoi se pavarësisht se kjo ide nuk ishte përkrahur nga Bashkimi Europian, Bolton personalisht mendon se do të ishte një marrëveshje e drejtë.

RonaTyra

“Nëse palët do ta bënin, evropianët nuk e përkrahën, unë kisha thënë se do ta perkrahnim dhe ende mendoj që është e drejtë.” – ka deklaruar Bolton.

Kujtojmë se vetë kryediplomati i BE-së, Josep Borrell në 2020-ën e pranoi se kishte pasur një propozim për shkembim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, por ai u shpreh kundër kësaj ideje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu