FOTO: Pesë ish-anëtarë të MEK po përdoreshin nga Irani, mbahen nën mbikëqyrje

0
Gjigandi

Agjencitë ligj-zbatuese shqiptare, në bashkëpunim me drejtorinë e emigracionit në Policinë e Shtetit, prej më shumë se një muaji kanë çuar në qendrën e mbyllur për të huajt në Karreç, disa  ish anëtarë të opozitës iraniane.

TCH mëson se janë pesë shtetas iranianë të cilët janë larguar me dëshirën e tyre nga MEK dhe tashmë mbahen në këtë qendër për emigrantët.

Një burim qeveritar në brendësi të këtij zhvillimi  tha se “Për arsye të sigurisë kombëtare prej më shumë se një muaj në qendrën e pritjes të emigrantëve në Karreç, mbahen disa prej personave të cilët me vullnetin e tyre janë shkëputur nga MEK”.

Mësohet se pas konsultimeve me partnerët, është mbërritur në përfundim se ekzistojnë rrethana dhe informacione se këta persona po përdoreshin nga Irani kundra MEK.

Hassan Hyerani është një prej pesë iranianëve që po mbahet në Karreç. Ai ka hyrë në një grevë urie. Sakaq autoritetet ligj-zbatuese shqiptare janë duke hetuar një tentativë të ditëve të fundit të Iranit për të shpërndarë informacione të rreme në Shqipëri, në lidhje me ndalimin e të pestëve.

RonaTyra

Në të tilla kushte është vlerësuar se ish anëtarët e MEK, të grupuar në një shoqatë, përbënin rrezik për cenimin e sigurisë kombëtare.

SPAK për llogari të një  hetimi lëshoi 12 urdhra kontrolli banese dhe zyrash  për personat e larguar nga MEK.

Pjesë e kontrollove ishin edhe zyrat e shoqatës ASILA në krye të cilës qëndronte Hassan Hyerani.

Prej muajit korrik, SPAK ka një hetim aktiv ndaj 20 iranianëve, ish anëtarë të MEK nën dyshimin  për spiunazh në shërbim të regjimit iranian.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu