Pushoi gjykimin për statusin e PD, zbardhet vendimi i Apelit për kërkesën e Alibeajt

0
Gjigandi

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë lidhur me kërkesën e Enkelejd Alibeajt për pushimin e gjykimit mbi statusin e PD.

“Në seancën gjyqësore, të zhvilluar sot me datë 17.01.2023, përfaqësuesi ligjor i ankuesit Partia Demokratike e Shqipërisë, avokat Indrit Sefa, paraqiti kërkesë me shkrim për heqjen dorë nga ankimi. Në këto kushte, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Irida Kacerja dhe anëtarë znj. Emona Muçi dhe z. Genti Shala, me vendimin nr. 3, datë 17.01.2023 vendosi: Pushimin e shqyrtimit të çështjes në Gjykatën e Apelit”, thuhet në vendim.

Kështu, përfaqesuesi ligjor i PD, me kërkesën për pushimin e gjykimit për statutin e PD, kërkoi që të gjykohet çështja e vulës së PD, përpara zgjedhjeve të 14 majit.

Sipas Sefës, gjykimi i ankimimit të tyre lidhur me vendimin e dhënë nga gjyqtari Agron Zhukri, “është në thelb dhe problematika kryesore që pret zgjidhje”.

Kujtojmë që më 18 dhjetor 2021, Berisha mblodhi Kuvendin e PD dhe aty u miratua një statut i ri, i cili i hapi rrugë Komisionit të Rithemelimit. Statuti i dalë nga Kuvendi i 18 dhjetorit u dergua në Gjykatën e Tiranës dhe kjo e fundit e aprovoi. Por Enkelejd Alibeaj e dërgoi në Apel, duke kundërshtuar vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, pasi e cilëson atë si të paligjshëm.

RonaTyra

Njoftimi për media:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me kërkesën, me palë:

Kërkues: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm z.Gazment Bardhi,

Objekt: Pasqyrimin e ndryshimeve të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të organeve të reja të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës 17.07.2021.

Me vendimin Nr. 2, datë 18.03.2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi:

1. Pranimin e kërkesës së palës kërkuese Partia Domokratike e Shqipërisë.
2. Depozitimin e statutit dhe vendimeve të dala nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokartike të Shqipërisë e dates 17.07.2021.
3. Kundër ketij vendimi mund të behet ankim sipas ligjit.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga vetë pala kërkuese Partia Demokratike e Shqipërisë.

Në seancën gjyqësore, të zhvilluar sot me datë 17.01.2023, përfaqësuesi ligjor i ankuesit Partia Demokratike e Shqipërisë, avokat Indrit Sefa, paraqiti kërkesë me shkrim për heqjen dorë nga ankimi.

Në këto kushte, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Irida Kacerja dhe anëtarë znj. Emona Muçi dhe z. Genti Shala, me vendimin nr. 3, datë 17.01.2023 vendosi:

-Pushimin e shqyrtimit të çështjes në Gjykatën e Apelit.

-Ndaj vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë, duke filluar nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Tiranë, 17.01.2023

Gjykata e Apelit Tiranë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu