Gjiri i Porto Palermos ndodhet në krahun e djathtë të rrugës automobilistike Vlorë-Sarandë, 8 km në jug te Himarës.
Në të ndodhet kalaja e Ali Pashë Tepelenës.
Kalaja ndodhet mbi një ishull rreth 30 m larg bregut.
Rripi i ngushtë ujor midis bregut dhe ishullit është i mbushur me gurë për të realizuar një lidhje tokësore.
Nga rruga e kemi vënë re të gjithë bukurinë e këtij vendi, por nga lart duket diçka që nuk e dimë të gjithë: Kalaja ka formë planimetrike trekëndore.
Kjo zonë ka filluar të tërheqë mijëra turistë çdo vit me hapjen e sezonit. Fotot e botuara nga gazeta DITA janë realizuar nga agjencia e fotove LSA.
a.c./dita