Foto-Lajm/ ‘Mbytet’ Spiropali me ujë: Të zë mallkimi i tij (Për Berishën)!

0
Gjigandi

Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali në Kuvend ka komentuar bashkimin e Berishës dhe Metës.

Ndërsa u tha “ta gëzoni Ilirin”, Spiropali duke iu drejtuar opozitës shtoi se “sa më shumë të bëhen, aq më pak vota do të marrin.

Sakaq teksa mbante fjalën e saj, Spiropali ka rrezikuar ‘të mbytet’, ku ky incident ka shkaktuar të qeshura te Gazment Bardhi dhe deputetin Korreshi. Ndërsa mori një shishe ujë për të kaluar problemin, Spiropali tha duke qeshur: “Të zë mallkimi i tij.”

“Koha juaj ka mbaruar  me kohë po mjerë ai që nuk d të ndahet nga politika. Ju ka zënë një hare e madhe e shoh. patjetër se mendoni se keni fituar pushtet mbi opozitën po aty do jeni për aq sa kohë nuk dini të vendosni herë me shoqërinë. Do shtoheni me Ilirin që 5 vite në presidencë ishte aty e me mendje ishte te kryeministria. Ta gëzoni edhe Ilirin se sa më shumë veta të bëheni aq më pak vota do merrni. ‘Kuturunë’ tuaja nga askund nuk i dëgjon më njeri. nuk jemi ne armiqtë` tuaj. Armiku i atij që foli ishte drejtësia. Ju keni qenë armiq të kësaj reforme që në gjenezë”, tha ndër të tjera ajo.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu