Rrenojat ne foto jane pjese e shtepise se dikurshme te nje personazhi te kohes se Mbreterise Shqiptare, adjutantit personal të Ahmet Zogut, kolonelit Osman Gazepi dhe janë publikuar nga Auron Tare.
Gazepi ka qenë ushtarak i trupave Perandorake dhe pjesmarrës në luftimet e otomaneve me trupat koloniale angleze në Çanakala dhe Galipoli. Erdhi në Shqiperi ku ngjiti shkallet e karrieres ushtarake ne krah te politikanit te ri nga Mati, Ahmet Zogut.
Behet nje prej njerëzve me te besuar te tij dhe personi qe arreston ne Parlament atentatorin e Zogut, Valter Beqirin. Mbeti besnik i Zogut edhe pasi ai u largua nga vendi. Nuk dihet se perse Zogu nuk e mori me vete, ndoshta mosha e kaluar apo deshira e vetë kolonelit per te qendruar.
Pas arratisjes së Zogut, Osman Gazepi u terhoq ne shtepine e tij ne Leskovik. David Smiley oficeri britanik i Misionit Anglez e pershkruan ne Librin e tij me Kujtime si nje figure egzotike.
Sipas pershkrimeve ne kete liber, ata u takuan ne Leskovik ku Gazepi hypur ne nje kale dhe i shoqeruar nga te dy vajzat e tij partizane takoi Misionin Ushtarak Britanik; veshur gjithmone me uniformen ushtarake, qillotat, çizmet e lustruara dhe gradat.
Nē 1945 u arrestua si besnik i Zogut, akuze per te cilen nuk u ankua pasi ishte realisht i atillë. U lirua nga Burgu pas 8 vjetesh me nderhyrjen e Ministrit te Brendshem Mehmet Shehu.
Edhe pse kishte dy vajza partizane dhe nje djale deshmor, Gazepi mbeti vetem, pa shtepi dhe pa nje strehë, ndaj pati një fund tragjik. E gjeten te vdekur nen nje ure. Mjeku qe beri raportin shkruante se kishte vdekur nga uria dhe semundjet e morrit.
Shtepia e tij në Leskovik tashmë eshte nje rrenoje, së cilës i jane marre edhe guret e qosheve, – shkruan Tare.
a.c./dita