A e dini se disa kafshë kanë shqisa të jashtëzakonshme?
Aftësitë e mëposhtme të kafshëve, pak i njohin:
Përshembull zogu që shihni në foto ka aftësi të jashtëzakonshme për të parë dhe ndjerë kërmat.
Ai ushqehet me kafshë të ngordhura dhe mund t’i gjejë ato edhe me milje larg, madje edhe kur janë të fshehur.
Nga qielli, në lartësi të mëdha, sytë e tyre janë si “teleskopë” duke arritur të shohin deri edhe detaje të imta në tokë.
Tani i vjen radha qenit. Studimet për nuhatjen e tij të fuqishme kanë filluar që në shekullin 19-t, kur një biolog anglez bëri një eksperiment që sot duket i thjeshtë.
Një ditë, ai mori qenin për shëtitje në park dhe i bëri një “djallëzi” të vogël për të provuar aftësitë e tij.
Pronari e la qenin teksa hutohej me një qen tjetër dhe u zhduk nga parku. Kur qeni u kthye tek vendi ku ishte i zoti, nuk e gjeti.
Por duke vendosur hundën në tokë, ai shkoi pas gjurmëve të të zotit dhe e rigjeti atë.
Kjo është arsyeja pse qentë përdoren nga policia për zbulimin e lëndëve narkotike apo të minave, etj.
Mushkonjat na shqetësojnë vazhdimisht gjatë verës, por ato janë ekspertet më të rralla në dëgjim.
Një studim në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2001, ka zbuluar se insektet kanë antena tejet të ndjeshme që kryejnë vibracione të shumta.
Ato kanë 16 mijë qeliza në receptorët e tyre të dëgjimit.
Këto i përdorin kryesisht për të zbuluar nëse anëtarët e gjinisë së kundërt janë afër ose larg.
Pulat, janë ushqimi më i përhapur në botë dhe sigurisht paksa të nënçmuara.
Por ato kanë aftësi të veçanta të të parit, sigurisht jo natën, por ditën.
Një njeri mund të arrijë të kapë maksimumi 50 imazhe në sekondë, por një pulë kap dyfishin e tyre.
Shkencëtarët thonë se pulat shohin aq shumë rreze drite, saqë ju duket sikur jetojnë në disko.
Imagjino se sa e tmerrshme do të ishte për njerëzit të jetonin në këtë mënyrë.
Shkencëtarët kanë studiuar edhe gjenet e kafshëve. Për shembull, elefantët afrikanë kanë më shumë gjene për t’iu përkushtuar aromës se çdo kafshë tjetër.
Shumica e tyre kanë afro 2 mijë gjene të tilla.
Disa kafshë mund të kenë shqisa ose gjene që njerëzit nuk mund t’i kuptojnë fare.
Edhe po t’u kalojë ushqimi tek goja, peshkaqenët nuk janë në gjendje ta shohin dhe as ta nuhasin.
Por kanë një tjetër aftësi të veçantë; ultra tingujt.
Kampion është peshkaqeni çekiç, i cili ka rreth 3 mijë elektro receptorë, me të cilët ai arrin të kapë prenë.
a.c./dita