FOTO/ Bota kërkon të shmanget lufta në Ukrainë, por përse këto ushtare ‘me buzëkuq’ të Putinit po marrin kaq shumë vëmendje?  

0
Gjigandi

Rusia ka në dispozicion një batalion ushtaresh femra të armatosura me buzëkuq dhe bojë thonjsh, të cilat organizojnë konkurse bukurie ku gjykohen si për pamjen e tyre, ashtu dhe për aftësitë në fushëbeteje, shkruan satirikja britanike “Daily Star”.

Kështu që mes gati 1 milionë trupave ruse, përfshihen edhe rreth 160,000 gra që inkurajohen të shfaqin anën e tyre femërore në konkurse të rregullta bukurie.

Në eventin e vitit të kaluar këto ushtarake “u lyen në fytyrë më bojëra të ndryshme kamuflazhi, me yje e flamurë”, për të ndezur ngjyrat rreth tyre.

Gratë morën pjesë gjithashtu në një stërvitje ku përdorën automatikë “AK-47”.

RonaTyra

Sipas raportimeve, Putin i ndalon ushtareve të tij femra role në luftim në frontin e parë, duke u lënë role mbështetëse në rast inkursionesh ose pushtimi.

Zhvillimi vjen teksa presidenti francez Emmanuel Macron, kreu sot një telefonatë me liderin rus me qëllim zbutjen e tensioneve.

Putin ka kërkuar distancimin e Ukrainës nga NATO, megjithëse SHBA-të thotë se është e drejtë sovrane e Ukrainës, të bëhet pjesë e aleancave të sigurisë.

/Burimi: Daily Star/Përshtati: Priza.al/

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu