FOTO: Berisha dhe deputetët marrin karrigen dhe futen në Kuvend nga dritarja, Bardhin e ndihmojnë shokët, por nuk ia del dot

0
Gjigandi

Pamje të pazakonta nga Kuvendi i Shqipërisë. Pas tensioneve që u regjistruan sot në hyrje të Kryesisë së Kuvendit, ku deputetë të përjashtuar të PD, por edhe ata që nuk janë të përjashtuar kanë gjetur rrugë të tjera.

Përmes një karrigeje, Salianji dhe Nallbati kanë hyrë nga dritarja për në kryesi, dhe më pas Noka.

Bardhi nuk iu është bashkuar në këtë ‘mision’, duke qëndruar jashtë ambienteve të Kuvendit.

“Në çdo xhiro që bëjmë rreth godinës ndiqemi nga Garda. Është lajm i mirë që qeveria merr në mbrojtje deputetët e opozitës”, tha Bardhi.

Të njejtin veprim ka bërë dhe Sali Berisha, i cili ka hyrë nga dritarja.

RonaTyra

Dita e sotme nis me një axhendë të ngjeshur në komisione. Në rendin e ditës janë parashikuar mbledhja e 5 komisioneve parlamentare, ai i Ekonomisë, Ligjeve, Shëndetësisë, Politika e Jashtme dhe Veprimtaria Prodhuese ku kryefjalë është projekt-buxheti i vitit 2024. Për shkak se opozita ka vendosur të bllokojë komisionet, PS vendosi që mbledhjet të zhvillohen online.

Për shkak të përplasjeve, janë në total 8 deputetë të opozitës të përjashtuar nga punimet e Kuvendit.

Të premten, e 3 nentorit u përjashtuan me 10 ditë Ervin Salianji që ndezi tymuese në seancë plenare, Petrit Doda dhe Edmond Spaho, ndërsa pas seancës me përplasje fizike të 30 tetorit u përjashtuan kreu i grupit Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Flamur Noka, Albana Vokshi.

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu