Flori Mumajesi u rikthye mbrëmjen e djeshme në skenë, duke marrë pjesë si i ftuar në “Festivalin e Këngës”, ku këndoi me Fifin këngën “Larg u largove”. Kjo dalje e tij vjen pas një mungese të gjatë dhe pas dramës që u krijua në mediat sociale pak javë më parë me fshirjen e disa prej këngëve të tij ikonike, rikthimin e tyre dhe deklaratave plot pikëpyetje nga Flori. (Kliko këtu).
Fansat e tij ishin padyshim shumë entuziastë dhe të lumtur për rikthimin e Florit në skenë. Por, në mediat sociale kanë shprehur edhe shqetësimin e tyre për gjendjen e kantautorit. Sipas komenteve të përdoruesve të rrjeteve sociale Flori është i trishtuar dhe nuk duket mirë.
Në sekuenca të ndryshme nga dalja e tij e mbrëmshme të publikuara në TikTok dhe Instagram gjejmë komente si “Sa i trishtuar Flori në fytyrë”/ “Çfarë ka Flori”/ “Flori nuk duket mirë”/ “Sa i dëshpëruar Flori, duam të rikthehet”/ “Si e shikon Flori, sa gjynah”.
Vetëm pak ditë më parë një nga miqtë e Florit, reperi i njohur Stresi, ka bërë disa deklarata të forta për gjendjen e artistit. Në ‘Big Brother VIP Kosova’ reperi ka thënë se Flori është në depresion dhe që askush nuk po i qëndron afër.
“Çdo artist shqiptar dridhet kur incizon Flori, lëri çfarë thonë, krejt dridhen prej emocionit, kur ta bën një këngë, kur futesh në mikrofon s’di çfarë të thuash…unë gjithë artistët i kam njohur tek studio e Florit, si silleshin me të. Edhe Flori tani që është në depresion, askush si rri afër, askush”-thotë ai.
Pak javë më parë Flori publikoi një video në Instastory, ku shfaqej i trishtuar dhe tha se disa nga këngët e tij më të mira, u zhdukën nga Youtube. Ai shtoi se muzika e tij ka vdekur dhe se fajin e kanë fansat, që s’e kanë ngushëlluar.
Një ditë më pas, Flori deklaroi se shumë njerëz janë shqetësuar për gjendjen e tij duke i siguruar se është mirë dhe thjesht e kishte të nevojshme ta ndante këtë me ndjekësit dhe ata që duan muzikën e tij.
E më pas përmes disa Instastory-sh në llogarinë e tij të Instagramit ndau detaje shumë intime nga jeta personale dhe gjendja e tij emocionale, që qartazi dukej e ngarkuar. “Nuk kam lexuar komente, portale, tituj që i kisha marrë parasysh që para se t’i bëja. Unë s’jam artist, jam njeri si ju, si të gjithë ju. Mbase këtë mburojën emocionale e kam pak më të dobët dhe sa vjen edhe dobësohet më shumë, ndoshta edhe nga konsumi. Eshtë histori emocionale, jete, cikli i jetës. Duke nisur me këngën “Thjesht të du”, që është simboli jetës, i dashurisë. Para disa ditësh isha në Greqi dhe mbase prandaj e bëra atë videon. Aty u ngarkova shumë dhe ndoshta s’duhet të kisha reaguar ashtu. Kam qenë i vogël, 13-14 vjeç, ku pësova dhimbjen më të madhe në jetë, të parën. Një ditë pasi im atë doli nga spitali…”- u shpreh Flori.
Në një tjetër video, ai i drejtohet dikujt, si “shoqja ime e ngushtë” që sipas tij, e ka akuzuar se po viktimizohet me të tilla deklarata. Si një personazh hermetik pak pse aspak dihet për jetën e tij. E gjitha këto episode kanë shkaktuar pikëpyetje mbi gjendjen e Florit dhe njerëzit me të drejtë pyesin se çfarë po ndodh me të?