Flick iu ‘ngeli në derë’, zbulohet trajneri që refuzoi stolin e kombëtares gjermane

0
Gjigandi

Siç raportonte Fabrizio Romano, Jurgen Klopp nuk ka asnjë interes të bëhet trajner i kombëtares gjermane, pasi ai mbetet plotësisht i fokusuar te Liverpool. Diçka e tillë është konfirmuar sot edhe nga “Sky Sport News”.

Në Gjermani mendojnë se Klopp do të shkëlqente si trajner i “Die Mannschaft” shumë më tepër se me vijimin e punës në stolin e “Reds”. Nuk mund të mohohet se klubi me bazë në Merseyside ka nevojë të dëshpëruar për rindërtim, me emra të mëdhenj si Fabinho dhe Jordan Henderson që kanë rënë dukshëm nga forma sportive.

Ndërsa disa mund të mendojnë se 55-vjeçari do të ishte i duhuri për të udhëhequr ciklin e ardhshëm të Liverpool-it, një pyetje që kërkon përgjigje është nëse trajneri ka iniciuar rifreskim të skuadrës.

Te Borussia Dortmund, Jurgen Klopp nuk mundi ta bënte këtë, me lojtarë të fortë si Robert Lewandowski dhe Mario Goetze që shkuan te Bayern Munich. Me “Reds” që raportohet të jenë të vendosur për një ndryshim edhe në pronësi gjithashtu, paqëndrueshmëria në klub nuk do t’i përshtatej Klopp-it në një epokë të re.

Nga ana tjetër, bota nuk pret që Gjermania të bëhet kampione as në “Euro 2024”, as në Botërorin 2026. Të rinjtë e Hansi Flick pësuan një eliminim qysh në fazën e grupeve të “Katar 2022”, nuk janë në vendin më të mirë për të dominuar arenën ndërkombëtare, ndryshe nga kombet e tjera të mëdha të futbollit si Brazili dhe Franca.

RonaTyra

Si rezultat, Jurgen Klopp do të ishte trajneri i përshtatshëm për ta drejtuar “anijen” dhe shtuar stabilitetin shumë të nevojshëm në organizimin e Gjermanisë me një plan afatgjatë suksesi, ashtu si në kohën e tij te Liverpool.

Gjatë qëndrimit të tij 7-vjeçar në “Anfield”, gjermani i ka udhëhequr gjigantët anglezë në tri finale mbresëlënëse të Ligës së Kampionëve, duke fituar njërën prej tyre.

Votwbesimi i Flick nuk ka qenë zgjedhja e parë e Federatës Gjermane të Futbollit. Në fakt, drejtuesit federalë kishin bërë një përpjekje për të bindur askënd tjetër përveç Jürgen Klopp, që të merrte drejtimin e kombëtares gjermane.

Megjithatë, trajneri i Liverpool-it e refuzoi me mirësjellje propozimin për shkak të dëshirës për të respektuar kontratën me “Reds”, e cila skadon në vitin 2026.

Ndërsa besnikëria e Jurgen Klopp ndaj Liverpool-it është e admirueshme, sipas mendimit të analistëve gjermanë, pasimi i Hansi Flick në stolin e Gjermanisë do të ishte vendim më i zgjuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu