Dy ditë pas lajmit se kantautori i njohur Redon Makashi dhe koreografja Rexhina Çuko janë fejuar bashkë, duket se gjithçka ka marrë fund në lidhjen e tyre. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë balerina, e cila ka reaguar për herë të parë, duke sqaruar edhe gjithë historinë, pas publikimit të një fotoje, ku Rexhina u shfaq në krah të Redonit me unazën e fejesës.
Në emisionin “Ftesë në 5” në TCH balerina ka konfirmuar se mes tyre ka pasur një fejesë, por pas publikimit të lajmit nëpër portale, Redoni e ka mohuar diçka të tillë. Ndërsa Çuko sot konfirmoi se ata tashmë nuk janë më bashkë.
“Kemi qenë bashkë dhe kemi pasur një marrëdhënie shumë të bukur, por fakti që doli videoja ishte një moment lumturie, u nda në portale, më pas pasoi me përgënjeshtrimin e Redonit, të cilin nuk e kuptova pse e bëri. Ai ka pasur arsyet e veta”, tha balerina e cila u shpreh se përgënjeshtrimi që bëri Redoni për fejesën e tyre nuk qëndron.
Ai sqaroi më tej se kjo situatë është përjetuar keq nga prindërit dhe vëllai, të cilët besonin tek një histori serioze, ndaj e ndjeu si detyrim për të sqaruar se tashmë ata nuk janë më bashkë.
“Unaza është kthyer”- tha ajo, duke theksuar se historia është lënë pas dhe secili do shkojë në rrugëtimin e vet.
Nga ana tjeter, Redon Makashi ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me vajzën në foton që qarkulloi kudo. Kantautori përgënjeshtroi lajmin duke thënë se lajmi që po qarkullon në media në lidhje me jetën e tij private nuk është i vërtetë.
“Përgënjeshtrim! Lajmi që po qarkullon në disa portale në lidhje me jetën time private nuk është i vërtetë. Dëshiroj të sqaroj publikun tim se unë nuk kam asnjë lloj lidhje me personin që shfaqet në foto krah meje!”– shkroi kantautori.