Një sipërfaqe e madhe me pyje e shkurre është përfshirë nga flakët në Krastën e Krujës.
Burime për median bëjnë me dije se deri më tani si pasojë e flakëve, janë shkrumbuar 10 hektarë pyje. Mësohet se flakët janë duke u përhapur me shpejtësi, ku dyshohet si i qëllimshëm.
Ndërkohë zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje, por lokalizimi i flakëve raportohet i vështirë për shkak të terrenit dhe mungesës së rrugës.