FKK: Klubet i fituan 197 medalje

0
FKK: Klubet i fituan 197 medalje
Gjigandi

Klubet e karatesë se Kosovës masovikisht iu përgjigjën ftesës për pjesëmarrje në turneun e 18-të ndërkombëtar “Ulqini Open 2022”.

Klubet i fituan 197 medalje prej tyre të arta 58, të argjendta 57 dhe të bronzta 82. Kurse Albulena Gervalles i takoi epiteti i me te mirit te turneut.

Garuesit u paraqiten ne dy disiplina kata dhe kumite, duke filluar nga grupmoshat e reja 7-17 vjeç deri te senioret në te dy gjinitë (Femra dhe Meshkuj), ata kishin mundësi të paraqiten në dy kategori (edhe një kategori me lart se ajo ku janë aktualisht).

Paraqitja ishte e shkëlqyer duke pas parasysh numrin e pjesëmarrësve dhe shteteve pjesëmarrëse. Përveç qe siguruan shumë medalje ata sfiduan edhe garues shumë cilësor qe ishin pjesëmarrës në ketë turne, përball kishin kampion Evropian e medalistë nga ligat botërore dhe në disa raste edhe fituan nga ata.

Kjo garë ishe e mirëseardhur për te sprovuar cilësitë e garuesve e sidomos para Kupës dhe Ligës Botërorë te Rinjve qe do mbahet nga data 28.04.2022-01.05.2022 në Qipro dhe Kosova do paraqite me 38 garues.

RonaTyra

Gjithsej klube pjesëmarrëse nga 10 shtet Evropiane ishin 69 klube me 1076 paraqitje, Kosova ishte në mesin e me te mirëve me 32 klube.

Klubet me te suksesshme ishin KK “Sharri” zuri vendi e 3-in, KK “Fushë Kosova” te 5-in, kurse Albulena Gervalles i takoi epiteti i me te mirit te turneut.

Me perse afërmi këtë garë e përcjelli edhe i pari i Komiteti Olimpik i Kosovës Ismet Krasniqi dhe i Federatës se Karatesë e Kosovë Avni Gashi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu