Partizani mori fitoren e gjashtë radhazi në kampionat, teksa shkatërroi Vllazninë me rezultatin 4-1. Të kuqtë zhbllokuan sfidën në minutën e 20-të me Rrapajn, ndërsa barazuan shkodranët 12 minuta më vonë me Balajn. Në fundin e pjesës së parë ishte Partizani që realizoi dy gola të shpejtë, me Prekën dhe Mehmetin.
Edhe të dytën, skuadra e Abilaliaj e nisi në sulm dhe shënoi golin e katërt me Maguette në minutën e 49-të. Me këtë triumf, Partizani i bashkohet Egnatias në krye me 26 pikë, por me një ndeshje më shumë për të zhvilluar. Ndërkohë vështirësohet situata për Vllazninë, që zbret në vendin e tetë me 13 pikë.
p.c. / ABC24.AL