Ministrja e Financave, Anila Denaj deklaroi se qeveria do të vazhdojë shlyerjen e borxheve të prapambetura nga tatimi mbi vlerën e shtuar pavarësisht ecurisë së të ardhurave në buxhet.
googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });
“Shqetëisimi i borxheve të prapamvbetura është i të gjithëve, edhe I Ministrisë së Financave. Ne këtë vit kemi projektuar në buxhet 19 miliardë lekë dhe kjo shifër nuk do të preket nga ecuria e të ardhurave. Për vitin tjetër do ta shihni që do të shlyejmë edhe më shumë detyrime të prapambetura”, ka thënë Denaj.
Për periudhën janar-shtator të ardhurat në buxhet ishin rreth 7.9 miliardë lekë më pak se plani. Sipas ministres së financave, shkaku është ngadalësimi I ekonomisë, por edhe plani optimist i përcaktuar në fillim të vitit.
“Pavarësisht komenteve në raport me projeksionin, me vitin e kaluar të ardhurat janë rritur. Madje edhe në raport me rritjen ekonomike, që është një faktor bazë”, shton Denaj
.
Qeveria shpreson që vitin e ardhshëm situata ekonomike të përmirësohet, por më pak nga sa ishte vlerësuar më parë. Kjo e bën edhe më të vështirë mbajtjen e financave në kontroll.
Sipas Kontrollit të lartë të shtetit në fund të vitit të kaluar, borxhet e prapambetura të shtetit përfshirë ato të bashkive arritën në 42 miliardë lekë ose rreth 340 milionë euro.
Klodian Tomorri