Fiks Fare/ Zgjerohet skandali i licencës: Sekseri i mori 10 milionë brenda Ministrisë

0
Gjigandi

Skandali i sekserit që lëvizte lirisht në dyert e disa institucioneve zgjerohet më tej, pasi një qytetare i është drejtuar emisionit Fiks Fare duke denoncuar se Artan Haska i ka marrë një ryshfet prej 10 milionë lekësh.

Gjysma e kësaj shume është paguar në ambientet e ministrisë së Transporteve rreth një vit më parë. Xhevo Jonuzi denoncoi në emisionin investigativ se një vit më parë ka paguar një shumë prej 10 milionë lekësh në këmbim të rregullimit të disa dokumenteve hipotekore.
“Artan Haskën mendonim se e njihnim. Vinte te lokali jonë dhe na propozoi të na rregullonte letrat e shtëpisë. 5 milionë ia kemi dhënë te biznesi jonë dhe 5 milionë brenda ambienteve të ministrisë së Transporteve. Kam shkuar unë dhe motra ime në ministri. jemi futur normalisht me Artanin. Ai kishte akses atje, s’kishte as kartë, po i hapej dera. Shkuam në kat të dytë në një kafe dhe ia dhamë lekët. Ai futej në zyrat e kësaj ministrie. Takova këtë dhe atë. I besuam. Pas disa kohësh fik telefonat” thotë zonj Xhevo. Më tej sqaron se i është dashur plot 1 vit që të biejë në kontakt me Haskën, teksa i ka gjetur edhe një banesë në Tiranë.
“Ia gjetëm banesën dhe na thoshin jo është në Sarandë, jo në Gjirokastër. Dhe, kur e pamë në Top Channel. Më parë na kishin thënë edhe disa persona të tjerë që mashtron. Edhe atyre u kishte marrë 5 deri në 7 mijë euro” thotë denoncuesja, e cila pohon se pas pagesës, nuk ka përfunduar dot punë në zyrat e shtetit.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu