FIFA zbulon shifrat, ja numri tifozëve gjatë Botërorit “Katar 2022”

0
Gjigandi

Kampionati Botëror i futbollit përfundoi të dielën me finalen ndërmjet Argjentinës dhe Francës, e cila u mbyll me triumfin e argjentinasve 3-3 (4-2) pas ekzekutimit të penalltive.

Ishte hera e parë që një kampionat botëror u zhvillua në një vend aziatik, madje edhe një periudhë dimërore, por interesimi i tifozëve për të ishte mjaft i madh.

Organi më i lartë i futbollit evropian, FIFA, raportoi këtë të hënë, se Katari priti 1.4 milionë vizitorë gjatë Kupës së Botës, me një mesatare prej 53.000 spektatorësh për ndeshje në stadiume.

Shifra e përgjithshme prej rreth 3.4 milionë tifozësh, ndoqi 64 ndeshjet në këtë kompeticion, në tetë stadiume, të ndërtuara në qytete në më pak se një orë me makinë nga qendra e Dohas, gjë që u lejoi tifozëve të shikonin drejtpërdrejt më shumë se një ndeshje në ditë.

j.l./ dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu