Fier/ Kërcënonte bashkëshorten se do e vriste, 54-vjeçari kapet me thikë në dorë

0
Gjigandi

Një 54-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi ka kërcënuar bashkëshorten me thikë.

Mësohet se shtetasi me iniciale M.B., kërcënonte bashkëshorten se do i merrte jetën, ku dhe është kapur në flagrancë nga uniformat blu me thikë në dorë.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, mbrëmjen e djeshme, pasi kanë marrë njoftim se në fshatin Radostinë Fasko, konflikti midis shtetasit M. B. dhe bashkëshortes së tij kishte agravuar, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së menjëhershme, kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda për jetën e bashkëshortes së shtetasit të arrestuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, profesionale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit M. B., 54 vjeç, banues në Radostinë Fasko, Fier. 54-vjeçari u kap me mjet prerës (thikë) në dorë, duke kanosur për jetën, bashkëshorten e tij.

RonaTyra

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu