Fatura e krizës/ Takimi: BSH dhe qeveria bëjnë bilancin e “luftës”

0
Fatura e krizës/ Takimi: BSH dhe qeveria bëjnë bilancin e “luftës”
Gjigandi

Efektet e luftës në Ukrainë dhe ecuria e reformave në ekonomi ishin fokusi i diskutimeve në takimet e pranverës të përfaqësuesve të qeverisë shqiptare dhe guvernatorit të bankës qendrore me drejtuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Uashington.

Pasiguritë për ekonominë globale dhe atë të vendit janë shtuar vlerësojnë institucionet ndërkombëtare prej shfaqjes së varianteve të reja të Covid dhe përshkallëzimit të luftës, çka ka sjellë një rritje të fortë veçanërisht të çmimeve të energjisë dhe ushqimeve.

Kjo shtojnë ata, do të frenojë rimëkëmbjen e ekonomisë dhe do të rrisë pabarazinë, pasi kriza e çmimeve do të godasë më shumë familjet me të ardhura të pakta duke rritur ndjeshëm kostot për ta, veçanërisht për energjinë dhe karburantet.

Pikërisht këta faktorë, diktuar nga situata e përgjithshme globale kanë detyruar të gjitha institucionet vendase e të huaja të ulin pritshmëritë për ecurinë e ekonomisë së Shqipërisë.

Parashikimin më të ulët e ka bërë Fondit Monetar Ndërkombëtar duke përgjysmuar projeksion e tij dhe pret që ekonomia e vendit të zgjerohet me vetëm  2% këtë vit, me rritjen më të ulët në rajon.

RonaTyra

Sipas këtij të fundit, çmimet do të qëndrojnë të larta në vend jo vetëm këtë vit, por të paktën edhe për tre vitet e ardhshme dhe presionet pritet të rriten më tej në rast të mungesës së furnizimit si pasojë e luftës.

Në kushte të tilla, ku shtrenjtimi i çmimeve nuk po ndalet duke mbajtur në nivele të larta inflacionin, FMN dhe Banka Botërore kanë kërkuar koordinim të politikave fiskale me atë monetare dhe reagim të mëtejshëm të saj nëse do të jetë e nevojshme për të zbutur pasojat e krizës, që do ta prekë jo pak ekonominë e brishtë të vendit, të parimëkëmbur ende plotësisht nga tërmeti e pandemia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu