Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi falsifikuan biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki dhe i shitën ato me çmime të larta.
Policia njofton se nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë falsifikuar dhe shitur rreth 60 bileta të tilla për ndeshjen që u mbajt mbrëmjen e së enjtes.
Ata i kanë shitur biletat me çmime deri në 400 euro. Pasi qytetarët kanë paraqitur biletat për të hyrë në stadium, janë krijuar probleme teknike sepse ishin të dubluara.