“Falsifikatori serial”, Arben Reli dënohet edhe me 9 muaj burg për falsifikim dokumentesh

0
“Falsifikatori serial”, Arben Reli dënohet edhe me 9 muaj burg për falsifikim dokumentesh
Gjigandi

Banda “Reli” ka filluar të çmontohet! I pari që e pëson është kreu i saj, Arben Reli, i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 9 muaj burg.

Gjykata e ka gjetur fajtor për akuzat e falsifikimit të dokumenteve, ndërsa është akuzuar edhe për vetëgjyqësi.

Akuza të njëjta edhe me çështjen “Morava Resort”, ku Reli është shpallur në kërkim policor dhe nën akuzë nga Prokuroria e Tiranës dhe Prokuroria e Korçës. Reli është një i dënuar, me precedentë penalë, por që mban lidhje me një grup të rrezikshëm që po tenton të njollosë gjyqësorin shqiptar. Banda e tij përbëhet nga ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë të shkarkuar, të cilët nën udhëheqjen e ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku ka rekrutuar disa gjyqtarë të cilët ende s’e kanë kaluar Vetingun. Por, “laku po u ngushtohet”, pasi për të gjithë ka denoncime dhe ankesa të cilat kanë mbërritur edhe në Ambasadën Amerikane në Tiranë.

Dhe, i pari që e pëson, por jo i fundit, është Arben Reli. Gazeta Shqip ka siguruar një vendim gjykate, me numër akti 261 dhe me numër vendimi 662, ku i ashtuquajturi biznesmen Arben Reli është dënuar nga Gjykata e Tiranës me akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Në vendim thuhet se, mbi bazën e kallëzimit penal të ALUIZNI-t Tiranë, Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

“Nga verifikimi i të gjithë procedurës administrative të ndjekur për kryerjen e legalizimit të disa objekteve të vetëdeklaruara nga shtetasit Esli dhe Anri Reli ka rezultuar se nga autidimi i zhvilluar mbi praktikën e ndjekur janë verifikuar një tërësi shkeljesh të rënda ligjore” thuhet në vendimin e Gjykatës së Tiranës.

RonaTyra

Sipas saj, nga verifikimi i të njëjtës praktikë, provohet gjithashtu se, aktet pjesë përbërëse e kësaj dosje janë dorëzuar në periudha të ndryshme të vitit, ndryshe nga sa janë prezantuar në vetëdeklarimin e dorëzuar. “Megjithëse vetëdeklarimi mban datën 17.09.2015, konstatohet se certifikata familjare pjesë e kësaj dosje mban datën 18.10.2016. Një fakt i tillë provon se gjendja familjare e pretenduar në momentin e deklarimit, nuk i referohet gjendjes reale të saj, duke përberë një vetëdeklarim në përmbajtje të rremë” thuhet në vendim.

Gjithashtu, prokuroria ka faktuar, madje e provuar edhe në gjykatë, se Arben Reli ka marrë leje legalizimi absolutisht të pavlefshme. Madje, rezultoi se ai lejen e kishte marrë nga Drejtoria e ALUIZNI-t Tirana Rurale për një objekt të ndodhur dhe të vetëdeklaruar në drejtorinë që gëzon kompetencën për trajtimin dhe lëshimin e lejes që në rastin konkret është Drejtoria Tirana Jug.

Ndërkohë, në fund, gjykata ka vendosur se “deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Reli për veprën penale falsifikimi i dokumenteve” dhe dënimin e tij me 9 muaj burg. I pandehuri ka pranuar gjykimin e shkurtuar dhe në fund është dënuar me 6 muaj burg.

Ky fakt është tepër rëndues për situatën aktuale të Relit, ndaj të cilit ka procedime penale të hapura në Prokurorinë e Tiranës dhe në Prokurorinë e Korçës për dosjen “Morava Resort”. Ai akuzohet për të njëjta vepra penale, vetëgjyqësi, falsifikim dokumentesh, përdorimi i dokumenteve false, ndërtim pa leje, prerje pyjesh. Nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, Reli përvetësoi mijëra metra katrorë ndërtim dhe truall në Malin e Moravës, duke anashkaluar bashkëortakun S.B. Ky i fundit ishte blerësi i parë i objektit dhe i shiti 50 % të aksioneve Arben Relit. Gjithashtu, biznesmeni kontrovers, me precedentë të shumtë penalë, filloi manovrat, duke vënë në rresht drejtorë të ALUIZNI-t, avokatë, noterë, madje edhe gjyqtarë.

Por, pas denoncimit të këtij skandali, drejtësia ka filluar hetimet dhe e ka marrë të pandehur. Megjithatë, organet e akuzës duhet ta konsiderojnë si një të dënuar, me precedentë të shumtë penalë. Ashtu si ka denoncuar në vijimësi gazeta Shqip, duke zbuluar një bandë të mirëfilltë që po tenton t’i shpëtojë paq këtyre akuzave të rënda.

Me këtë vendim, drejtësia ka filluar të veprojë, duke zhvilluar një proces të rregullt, ku të gjitha palët kanë të drejtë të paraqesin provat. Dhe jo me vendimin e gjyqtarit Bedri Qori, i cili pushoi çështjen pa i parë më parë provat. Apo që të dëgjonte të paktën palët dhe më pas të vendoste nëse me ato prova a duhet apo jo të dënohej noterja Margena Çela, e cila veproi dhe falsifikoi për llogari të Arben Relit./Gazeta Shqip

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu