EURO 2024, rivalët e Shqipërisë në fushë, njihuni me takimet e ditës së sotme

0
Gjigandi

Fushata kualifikuese e Europianit “Gjermani 2024” vazhdon, me shumë skuadra që luajnë sfidat e raundit të tetë.

Në Grupin E zbresin në fushë rivalët e Shqipërisë. Republika Çeke do të presë në Plzen ishujt Faroe në orën 18:00, ndërsa Polonia do të kërkojë hakmarrjen ndaj Moldavisë në shtëpi në orën 20:45. Gjithsesi asnjë rezultat nuk do ta luajë Shqipërinë nga vendi i parë në grup.

Zvicra e shqiptarëve luan përballë Bjellorusisë në orën 18:00, e vlefshme për Grupin I, teksa po në këtë grup luhet dhe sfida midis Rumanisë dhe Andorrës në orën 20:45. Sa i përket duelit të Kosovës me Izraelin është shtyrë për shkak të luftës që po ndodh në Izrael.

Sfida që spikat është Norvegji-Spanjë, me Halandin që do të sfidojë “La Furia Roja” për t’i marrë vendin e dytë në grup dhe për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në Grupin A.

Turqia do të kërkojë të mbyllë çështjen e kualifikimit përballë Letonisë në Grupin D, ndërsa Kroacia luan në transfertë përballë Uellsit.

RonaTyra

NDESHJET:

GRUPI A

GJEORGJI – QIPRO 15:00

NORVEGJI – SPANJË 20:45

GRUPI D

TURQI – LETONI 20:45

UELLS – KROACI 20:45

GRUPI E

REPUBLIKË ÇEKE – ISHUJT FAROE 18:00

POLONI – MOLDAVI 20:45

GRUPI I

ZVICËR – BJELLORUSI 18:00

RUMANI – ANDORRA 20:45

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu