Etrit Berisha pjesë e formacionit më të mirë të javës në Serie A

0
Gjigandi

“Gardiani” i portës së Kombëtares sonë, Etrit Berisha zhvilloi një paraqitje fantastike, mesditën e së dielës ku ishte padyshim protagonisti absolut i fitores së Empolit, ndaj “bluve” të Napolit, ku në të paktën 5 raste serioze frenoi kampionët në fuqi të Italisë.

“Veterani” 34-vjeçar mbajti të paprekur rrjetën e skuadrës së tij, në një përballje ku shumë futbolldashës mendonin totalisht të kundërtën, duke arritur kështu të vlerësohej me një notë tejet të lartë nga “Sofascore”, prej 9.1 e përveç notës, për “legjionarin” nuk munguan elozhet as nga mediat italiane.

“Protagonisti i madh në Napoli-Empoli. Skuadra toskane arriti të siguronte tri pikë të arta, edhe falë portierit shqiptar. Berisha u shfaq vendimtar në të dy pjesët e lojës me pritjet e tij. Fantastik u tregua kundër Kvaratskhelia në minutat e fundit, pak para golit të Kovalenkos”,- shkruhej këtë të hënë.

Ndërkaq, falë kësaj performance, Berisha është përzgjedhur si 1 nga 11 lojtarët e fromacionit më të mirë të javës së 12-të të Serie A, teksa kujtojmë se kjo është hera e dytë, në më pak se 1 muaj që “veterani” i portës arrin këtë gjë, teksa më herët u përzgjodh si portieri më i mirë i javës, pas fitores 0 me 2, së Empoli-t ndaj “violëve” të Fiorentina.

 

RonaTyra

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu