Zbërthimi i celularit të një personi në kërkim, emër i njohur i krimit, ka rezultuar me përhapjen e një filmimi erotik ku shfaqet një vajzë e cila preket në pjesë të trupit.
Shumë gazetarë të kronikës përfshirë dhe ata që njoftuan shpërndarjen e videos thonë që bëhet fjalë për Luana Vjollca një moderatore e njohur dhe influencere instagrami.
Vetë ajo nuk e pranon duke thënë që ka zgjedhur “rrugën e punës për tia dalë”.
Por është tashmë fakt që vajza si Luana famën shpesh boshe që u jep televizioni e përdorin për prostitucion dhe lidhjet kryesore janë me botën e krimit veçanërisht atë të trafikut të drogës. Ato përdorin sende apo banesa luksi dhe pyetja se nga vijnë paratë për këto mbetet pa përgjigje.
Miqtë e moderatores në fjalë thonë se ajo ka madje një sozi, që quhet Hareza dhe është nga Sopija e Suharekës. Janë të dyja me buzë të fryra voluminoze, me trup me forma të theksuara dhe të kuruara deri në detaje me operacione plastike.
Modelet e ndërhyrjeve plastike që vajzat sot bëjnë janë pothuajse të njejta: fryrja e buzëve, zvogëlimi i hundës, fryrja e mollëzave, gjoksit, vitheve. Sozitë vazhdojnë “të shtohen”. Shumë vajza mund të duken si Luana, dhe Luana mund të duket si shumë vajza të tjera.
Pyetja nëse në videon e qarkulluar së fundmi është apo jo moderatorja nuk e pakëson shqetësimin se brezi i ri po braktis punën përballë shembujve të prostitucionit që vijnë pikërisht nga ata që duhej të ishin modele të këtij brezi, kaq të dhënë pas parasë së lehtë dhe teknologjisë.
j.l./ ABC24.AL