“Është e paaftë!”/ Kiara Tito ka një koment për Olta Gixharin

0
Gjigandi

U duk se në fillim Olta Gixhari dhe Kiara Tito u bënë shoqe me njëra-tjetrën. Mirëpo tani jo vetëm se nuk ekziston një marrëdhënie e tillë midis tyre në “Big Brother Vip”, por moderatorja është shprehur me rezerva të mëdha për aktoren.

Në një bisedë me gocat e shtëpisë dhe Armaldon ajo është shprehur se Olta nuk e ka konsideruar që në fillim atë. Në këtë bisedë edhe Efi ka pasur diçka për të thënë kundër Gixharit duke e konsideruar të paaftë të argumentojë.

Por nuk mbaron me kaq! Sërish duke biseduar me Efin, Kiara ka komentuar edhe puthjen që dikur Olta i dha në buzë.

“Kur ma bëri atë puthjen, nuk mu duk normale. Thashë hajde ska gjë mos e bëj të madhe.”

Kujtojmë që edhe më herët Kiara Tito është shprehur e zhgënjyer me aktoren, duke i thënë se “kur të tjerët duan të japin mendimin e tyre, ajo nuk i dëgjon fare.”

RonaTyra

Pjesë nga debati:

Kiara: Ty të intereson ta thuash një bisedë për veten tënde deri në fund, por se çfarë thonë të tjerët nuk të intereson.

Olta: Bravo, shumë mirë bëre që more zemër dhe i the gjërat që paske pasur në mendje.

Kiara: Kam bezdi kur tregon mungesë respekti, e kam vënë re dy-tre herë këtë gjë. Ta thashë tani që mos ta bësh më ose mos më fol fare.

Olta: Gjërat që kam me ty dua ti diskutoj vetëm me ty, nuk dua të flas në sy të tjerëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu